Conor McGregor është arrestuar për ngarje të rrezikshme të dyshuar në Bentley Continental GT të tij prej 167 mijë eurove në një autostradë në perëndim të Dublinit mbrëmë.
Ylli irlandez i MMA-së mësohet se është ndalur nga policia irlandeze, Gardai, ndërsa udhëtonte përgjatë qyteteve Lucan dhe Palmerstown të martën. Ndërkaq, një zëdhënëse e McGregor tha se ai po voziste për në palestër gjatë asaj kohe.
Supermakina e tij u sekuestrua, por që atëherë i është dorëzuar atij, raportoi Irish Independent.
33-vjeçari u akuzua për ngarje të rrezikshme dhe do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.
"Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës së Qarkut Blanchardstown në një datë të mëvonshme", thuhej në njoftimin e policisë.








