J.K., 18-vjeç, nga Kosova, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtonte drejt shteteve perëndimore me dokumente të falsifikuara
“Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore - Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J.K., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”.








