“Topçinjtë” duket se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë francez, i cili do të ndahet me PSG-në
E ardhmja e Layvin Kurzawas pritet të jetë e lidhur me Arsenalin, shkruan Gazeta Express.
Mbrojtësi i majtë francez do të largohet nga Paris Saint-Germainit gjatë verës së ardhshme.
Lojtari është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës dhe pas pak muajsh do të jetë lojtar i lirë.
Dhe, sipas “Todofichajes”, Kurzawa do t’ju bashkohet “Gunners” si “free-transfer” dhe do ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
Kohë më parë flitej se interesim për mbrojtësin e majtë kishte shfaqur edhe Barcelona. /Gazeta Express/








