Arsenali ka shprehur interesim për ta transferuar qendërmbrojtësin e Manchester City, John Stones, i cili ka dështuar ta tregojë veten në skuadrën e Pep Guardiolës.
John mund t’i bashkohet Arsenalin gjatë afatit kalimtar të verës, sipas 90min, përcjell Gazeta Express.
Kampioni i Premierligës është i gatshëm ta largojë 25-vjeçarin, i cili ka dështuar të zërë vend në ekipin e parë të Guardiolës këtë sezon.
Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka punuar nga afër me mbrojtësin anglez në Etihad Stadium gjatë kohës së tij si ndihmëstrajner i Guardiolës, prandaj e njeh shumë mirë atë.
Thuhet se Arteta është i gatshëm t’ia ofrojë Stonesit një mundësi për ta ringjallur karrierën në Arsenal këtë verë. /Gazeta Express/









