“Topçinjtë” janë të vendosur të mos lëshojnë pe, në vlerësimin e lojtarit prej 20 milionë eurosh
Roma është mjaft e interesuar për ta blerë përfundimisht kartonin e Henrikh Mkhitaryanit, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori armen është i huazuar këtë vit tek “Giallorossi”, të cilët ndërkohë e kanë mundësinë e blerjes së tij.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit ka shkëlqyer deri tash në Serie A, prandaj Roma po dëshiron ta blejë atë.
Megjithatë, mediumi britanik “Express” raporton se “Topçinjtë” i kanë refuzuar dy ofertat e para të klubit italian për lojtarin.
“Gunners” e vlerësojnë futbollistin ofanziv 20 milionë euro dhe nuk e kanë ndërmend të bëjnë zbritje për të.
Në alternativë të Mkhitaryanit, Roma e ka futbollistin e Chelseat, Pedro Rodriguez. /Gazeta Express/








