Barcelona i dha fund serisë së fitoreve në El Clasico të dielën, pasi u mund 2-1 nga Real Madridi në “Santiago Bernabéu”. Ishte një pasdite e vështirë për katalanasit, të cilët ishin larg formës së tyre më të mirë.
Disa nga lojtarët e Barcelonës ishin nën pritshmëri, me më të dukshmin Lamine Yamal. Por si ekip, Real Madridi i dominoi plotësisht, gjë që është shqetësuese për trajnerin Hansi Flick, i cili shërbeu një pezullim prej një ndeshjeje nga stoli në Bernabéu, pasi u përjashtua fundjavën e kaluar.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsène Wenger, e komentoi ndeshjen për Diario AS, duke e bërë të qartë se Real Madridi ishte shumë më superior se Barcelona.
“El Clasico ishte si një duel burrash kundër djemve. Mbrojtja e Real Madridit ishte shumë më e fortë se ajo e Barcelonës. Në sulm, Real Madridi dukej gjithmonë i aftë të shënonte, ndërsa Barcelona ishte e pafuqishme. Ata e patën shumë topin, por asnjëherë nuk dukeshin të aftë të realizonin. I jap merita Xabi Alonsos, ai e ka balancuar mirë ekipin.”
Edhe pse është e vërtetë që Barcelona u tejkalua, po aq e vërtetë është që ata ishin pa disa lojtarë kyç. Joan Garcia, Gavi, Dani Olmo, Raphinha dhe Robert Lewandowski munguan për shkak dëmtimi, dhe po të ishin të gatshëm, ka gjasa që Barcelona do të kishte rivalizuar më mirë.
Tani Flick duhet të kthehet te puna dhe të gjejë mënyrën për ta përmirësuar ndjeshëm ekipin në mes të krizës së dëmtimeve. Barcelona ka një javë të lirë pa ndeshje përpara se të presë Elchen fundjavën e ardhshme, dhe trajneri gjerman do të shfrytëzojë këtë kohë për të punuar në stërvitje dhe për ta rikthyer skuadrën në rrugën e duhur./GazetaExpress/








