Art Shahini – ylli i ri nga Vushtrria që po ngjitet drejt majës së futbollit kosovar,shpallet lojtari më i mirë dhe golashënuesi i turneut “Rilindja Kids Tournament 2025”.
Në një turne tre-ditor të mbushur me emocione, konkurrencë dhe pasion për futbollin, i organizuar në nder të çlirimit të Prishtinës, morën pjesë 68 ekipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, duke e kthyer këtë aktivitet sportiv në një ngjarje ndërkombëtare për moshat e reja.
Në mesin e talenteve të shumtë, një emër shkëlqeu mbi të gjithë:
Art Shahini, futbollisti i ri nga Vushtrria, përfaqësues i “SHF EL CLASICO”, që la gjurmë të thella në këtë turne.

Me 9 gola të shënuar, ai jo vetëm që udhëhoqi ekipin drejt suksesit, por edhe u shpërblye me çmimin më të lartë individual “Topi i Artë”, duke u shpallur lojtari më i mirë i turneut në kategorinë U11.

Ky sukses vjen si rezultat i punës së palodhshme, talentit të lindur dhe përkushtimit të tij, i forcuar edhe më shumë pas një trajnimi profesional në Barcelonë, ku Art Shahini përjetoi standardet e larta të akademive elitare europiane të futbollit.
Ky është vetëm fillimi për një futbollist që po ngjitet me hapa të sigurt drejt majave të futbollit në vend dhe më gjerë./GazetaExpress/








