Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Romak Zeqiri, Eroll Salihu, Artan Thaqi.
Aktori dhe tifozi i futbollit, Artan Thaqi ka folur për përvojën e tij me “EURO 2024” si tifoz.
“Prej kombëtareve të mëdha kemi pritur shumë, na kanë zhgënjyer tej mse, më shumë i kam shijuar ndeshjet e kombëtareve të vogla, si Gjeorgjia, Turqia, Shqipëria e të tjera. Kanë treguar futboll të hapur, me shumë gola të shënuar”, tha ai.








