Zyrtarët e zgjedhjeve në Afganistan njoftuan se Ashraf Ghani e ka fituar një mandat të dytë në postin më të lartë të vendit pasi i ka fituar 50.6 për qind të votave.
Hawa Alam Nuristani, kryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor, e dha këtë njoftim gjatë një konference për gazetarë, të mbajtur të dielën në kryeqytetit afgan, Kabul.
Publikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 28 shtatorit është shtyrë disa herë për shkak të akuzave për shkelje dhe probleme teknike gjatë numërimit të votave.
Kundërshtari kryesor politik i presidentit, Abdullah Abdullah, i ka fituar 39.5 për qind të votave, tha zyrtarja e lartë e zgjedhjeve, duke shtuar se rezultati mund të kontestohet, nëse paraqiten ankesa.
Kandidati Abdullah ishte pajtuar më herët gjatë këtij muaji që ta lejojë procesin e rinumërimit në provincat ku përkrahësit e tij e kishin bllokuar procesin për më shumë se një muaj.
Nëse ky rezultat certifikohet përfundimisht dhe Ghani mbetet president, ai do ta marrë autoritetin që e ka kërkuar për t’i udhëhequr bisedimet e paqes me talibanët, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.








