Atalanta ka kaluar në epërsi kundër Valencias, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, që po zhvillohet momentalisht në Mestalla.
Josip Ilici shënoi për 1:0 për skuadrën italiane nga penalltia, të cilën e fitoi vetë në minutën e 3-të, raporton Gazeta Express.
Siç qëndrojnë gjërat, Atalanta është duke fituar 5:1 duke e llogaritur edhe rezultatin nga ndeshja e parë në Itali.








