“Los Colchoneros” janë futur në garë për transferimin e mesfushorit kroat, i cili pritet të largohet nga Barcelona
Ivan Rakitic do të largohet gjithsesi nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Dhe, e përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se mesfushorit kroat ia ka vënë syrin Atletico Madridi, përcjell Gazeta Express.
Veterani i mesfushës do të preferonte të qëndrojë në Spanjë nëse largohet nga Camp Nou këtë verë.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Sevillës të përfundojë pikërisht në kryeqytetin spanjoll.
Interesim për nënkampionin e botës me Kroacinë kanë shfaqur edhe klubet italiane, Juventus, Inter e Milan. /Gazeta Express/








