Pak minuta na ndajnë nga fillimi i finales së fundit mes Trepçës dhe Pejës në play-offin e basketbollit.
Ndeshja e fundit dhe vendimtare do të luhet në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, në "Karagaqi" në Pejë janë mbledhur shumë tifozë, duke e ndjekur ndeshjen nga afër.
Fituesi i sontëm do të shpallet kampion i Kosovës në basketboll.










