Aubameyang do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm në Arsenal, por s’do ta rinovojë kontratën. Do të thotë që në vitin 2021, Barcelona, Interi dhe gjitha klubet që e duan sulmuesin, mund ta marrin me parametra zero...
Pierre Emerick Aubameyang nuk ka aspak ndërmend të rinovojë kontratën me Arsenalin. Sipas të gjitha gjasave ai do të largohet me parametra zero në verën e vitit 2021.
Ish-sulmuesi i Dortmundit ka edhe 15 muaj kontratë me ‘topçinjtë’ dhe do të vazhdojë aventurën e tij me Arsenalin deri në verën e vitit tjetër, për të larguar më pas me 0 euro.
Dy klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni janë Barcelona dhe Interi.
Megjithatë mediat britanike shkruajnë se pas vendimit të Aubameyang për të mos rinovuar kontratën, Arsenali ka mundësi ta shesë gjatë verës për të përfituar nga 30-vjecari.
Përveç kësaj raportohet se kanë një ofertë të majme për një lojtar në këtë moshë dhe vetëm me një vit kontratë.
Man United ka hyrë në garë dhe duket se mund t’i mposhtë Interin e Barcën sepse ka bërë gati 35 milionë funte, gjithnjë sipas ‘Metro’ dhe ‘Daily Express’.
Aubameyang është pjesë e Arsenalit që nga janari i vitit 2017.
Ai ka bërë 96 paraqitje dhe ka shënuar 61 gola. /Gazeta Express/








