Një moment i rrallë dhe i pabesueshëm ka ndodhur në futbollin e Katarit, ku portieri i Al Shamal, Oumar Barry, është bërë protagonist negativ i ndeshjes pas një autogoli spektakolar, që po e bën xhiron e rrjeteve sociale.
Në një tentativë për ta kontrolluar topin në zonën e tij, Barry e mori një vendim të pashpjegueshëm, duke e goditur topin në mënyrë të gabuar dhe duke e dërguar drejt e në rrjetën e portës së vet, shkruan “Gazeta Express”.
Katar Yıldızlar Kupası maçında sıra dışı bir an yaşandı! 🇶🇦
Al Shamal kalecisi Oumar Barry’nin son dakikalarda attığı tuhaf kendi kalesine gol, tribünleri şaşkına çevirdi. 😳 pic.twitter.com/0WGkhWJL1e
Aksioni ndodhi pa presion të drejtpërdrejtë nga kundërshtarët, çka e bën autogolin edhe më të habitshëm.
Reagimi i portierit pas golit e tregoi qartë tronditjen dhe zhgënjimin, ndërsa bashkëlojtarët mbetën të shtangur nga ajo që ndodhi.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku tifozët dhe komentuesit e futbollit e cilësuan si një nga autogolat më të çuditshëm të sezonit.
Ky episod pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve, ndërsa për Oumar Barryn do të jetë një moment i vështirë për t’u kapërcyer, por edhe një kujtesë se futbolli mund të jetë i pamëshirshëm edhe në çastet më të papritura.
Pavarësisht këtij momenti negativ, Al Shamal vazhdoi ndeshjen, por autogoli i portierit ndikoi dukshëm në rrjedhën e takimit. /Gazeta Express








