Të akuzuarit e aferës “Pronto” janë liruar nga akuzat, pasi nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.
Avokati Besnik Berisha që mbron ish-ministrin Besim Beqaj ka thënë se ky proces ka dëshmuar që Prokuroria është e ngulfatur.
Pas shpalljes së aktgjykimit, para gazetarëve Berisha ka deklaruar se hetimi dhe aktakuza kanë qenë selektive dhe se personat që kanë qenë përgjegjës për punësime Prokuroria nuk ka pasur guxim t’i intervistojë si dëshmitarë e lëre më si të dyshuar.
“Ishte një epilog i paralajmëruar dhe një gjykim që filloi si rezultat i një presioni publik dhe u zhvillua nga një prokurori e dështuar. Në qoftë se Gjykata nuk e arsyeton gjykimin mundësitë janë për rigjykim, por kujtoj që kushdo gjykatë qe ka interesin publik s’besoj se nuk do të luajë pingpong këtë lëndë sepse nga dita kur është publikuar aktakuza edhe këta vetë e kanë ditë se janë ngutur dhe kanë bërë ndjekje selektive dhe epilogu mund të vonojë, por prapë do të jetë i njëjti”, tha ai.
“Nocioni “Pronto” nuk ka qenë i përdorur nga asnjëri nga këta që ishin pjesë e gjykimit njëkohësisht diskutimet tjera qe ishin lidhur më eprorët e asaj kohe të Kuvendit. Prokuroria s’ka pasë guxim as si dëshmitar me i ftu dhe kjo prokurori mund të quhet e dështuar si shumë raste tjera”, tha ai.








