Në edicionin festiv të emisionit “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, Morena Taraku përjetoi një nga momentet më emocionuese.
Babai i saj, për të cilin ajo shpesh ka treguar se është pika e saj e dobët, i kishte kushtuar një poezi të veçantë të titulluar “Syzat amanet” dhe ia dërgoi së bashku me një buqetë me lule.
Teksa lexonte vargjet, Morena nuk mundi t’i ndalte lotët.
“Jom e bekume që e kom babë,” tha Morena mes lotëve, duke shprehur mirënjohjen për lidhjen e ngushtë që ndan me të.
Se çfarë i kishte shkruar babai dhe si reagoi Morena, mund ta mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën e plotë e gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /Gazeta Express/.








