Bad News Eagles ka regjistruar një tjetër fitore në turneun “RES Adriatic League Season 2”.
Ekipi kosovar triumfoi sot kundër ekipit serb Jake Bube, me rezultat 2:0 në harta, shkruan Gazeta Express.
BNE-ja fitoi 16:12 në “Inferno” dhe 16:11 në “Mirage”.
“Shqiponjave” tani i duhen edhe dy fitore për të triumfuar në këtë turne.








