Gjirafagg Series#3 rikthehet me fazën e Play-Off do të jetë një eksperiencë emocionuese për fansat e E-sports. Kjo fazë do të filloj nga 4 marsi deri më 7 mars, ku 16 ekipe do të garojnë për prize-pool prej 50,000$.
Ekipet e ftuara për këtë fazë janë: Bad News Eagles, Aurora (kampion e Series#2), Copenhagen Flames (kampion i Series#1), 500, 9INE, Sangal, iNation dhe Eyeballers. Kurse, ekipet e kualifikuara nga faza e grupeve janë: Honoris, ALTERNATE aTTax, APEKS, Godsent, Into The Breach, undefined, Monte dhe 00Prospects.
Të gjitha ndeshjet do të mund t’i shikoni live dhe online në gjirafaVideo me komentim shqip.
Të gjitha ndeshjet e Bad News Eagles do të jenë nën komentin e Xhoci.
Për të parë ndeshjet në vazhdim, rezultatet si dhe bracket të Play-Off ju ftojmë që të vizitoni web-faqen gjirafa.gg
Gjatë kësaj faze të Play-Off do të ketë edhe giveaway të ndryshëm kështu që ju ftojmë që të qëndroni aktiv gjatë stream për t’u bërë fitues të shpërblimeve fantastike.








