Bad News Eagles do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë sot në kuadër të turneut “ESL Challengers” që po zhvillohet në Melbourne të Australisë.
Ekipi kosovar e nisi mirë këtë turne me një fitore 16:10 ndaj ekipit nikoqir, Vertex në hartën “Vertigo”, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, nga ora 11:00, djemtë kosovarë do të përballen me ekipin Movistar Riders.
Kujtojmë se fituesi i këtij turneu shpërblehet me 50 mijë dollarë dhe gjithashtu do të garojë në ligën më të madhe në CS:GO, “ESL Pro League”.
/Gazeta Express/








