Bad News Eagles po vazhdon të tregojë sukses në turneun “RES Adriatic League”.
Ekipi kosovar dje mposhti një tjetër ekip serb, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Aty, sot do të ndeshet me skuadrën “Beers”, e cila e mposhti para disa ditëve.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, shkruan Gazeta Express.
Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në finale me ekipin Zero Tenacity. /Gazeta Express/








