Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe ai i Podujevës, Agim Veliu, janë takuar mbrëmë në një restorant në Milloshevë. Këtë takim e konfirmoi për Gazetën Express, Agim Bahtiri
“Po jam takuar në Milloshevë, me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu”, tha Bahtiri.
Zyrtari i Vetëvendosjes tha se nuk mund të deklarohet për detajet e bisedës pa u dakorduar me Veliun.
“Nuk e di si e pret Agim Veliu këtë deklaratë pa u marrë vesh me të nuk mundem me u deklaru”, tha Bahtiri për Express.
Tutje Bahtiri tha që këtë radhë të kursehet nga deklaratat duke thënë se “këtë herë kemi biseduar për komunat tona”.
“Këtë radhë më le nër hije sepse nuk është koha me diskutu, biseda ka qenë e relaksuar. Ne jemi dy kryetarë dhe mundemi me bisedu për gjithçka e kësaj radhe kemi biseduar për komunat tona”.
Gazeta Express ka provuar disa herë të kontaktojë edhe me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, mirëpo ai ka qenë i paqasshëm përmes telefonit.
Në takimet e mëhershme, Bahtiri dhe Veliu kishin provuar të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes mes dy partive politike lidhur me koalicionin qeverisës. /GazetaExpress/








