FC Ballkani ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër, futbollistin Albert Diène.
Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se transferimi i tij është pjesë e projektit për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues, si në arenën vendore, ashtu edhe në garat ndërkombëtare.
“Mirë se vjen, Albert Diène!” – thuhet në njoftimin e klubit. “Me energji të madhe dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, Albert i bashkohet ekipit tonë për të dhënë kontribut të rëndësishëm në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën drejt sukseseve të reja.”
Diène pritet të sjellë cilësi dhe freski në radhët e Ballkanit, në një fazë kur klubi po përgatitet për sfida të reja dhe ambicie të mëdha në sezonin e ardhshëm e po ashtu në kualifikimet e Ligës së Konferencës.








