Në sytë e Ibrahimovicit, Balotelli nuk ishte lojtar i mirë!!!
Në këto ditë karantine, për shkak të koronavirusit, futbollistët janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe live po komunikojnë me njëri tjetrin, duke shpalosur shumë gjëra nga e kaluara.
Në një lidhje në Instagram, Mario Balotelli ka folur për shumë gjëra me legjendën e Italisë, Juventusit e Real Madridit, Fabio Cannavaron.
Ai është rrëfyer për kohën te Interi sa ishte edhe Zaltan Ibrahimovic.
“Kur isha fëmijë, Ibraimovic më tha se kurrë s’do të stërvitem me ta”, u shpreh balotelli.
“Më tha se nuk isha mjaftueshëm i mirë të luajë për ta. Por më pas, ai shkoi te Mino Railoa dhe i tha që të më marrë sepse isha më i mirë se ai”, shtoi Balotelli duke qeshur.
Balotelli e ka veshur 3 sezone fanellën e Interit, ka shënuar 28 gola në 86 paraqitje.
Më pas i shkoi te Manchester City, ku plasi skandali me trajnerin atë kohë, Roberto Mancini.
Ai luajti tre sezone në Premierligë dhe shënoi 30 gola në 80 paraqitje.
Më pas, edhe pse i ri në moshë dhe me kualitete, Balotelli, për shkak të arrogancës, nisi të humbasë shkëlqimin dhe deri sot, ka ndërruar edhe gjashtë klube, aktualisht është te Brescia në Serie A. /Gazeta Express/








