Banorët e fshatit Ramun të Pejës po thonë që rregullimi i shtyllave elektrike është neglizhuar nga institucionet perkatëse
Katër ditë të plota qëndruan në terr.
Para dy muajsh shtylla elektrike pranë shtëpisë së familjes Musaj pësoi defekte.
Por vjetërsia e saj, nuk po i shkakton banorëve të fshatit Ramun të Pejës vetëm mungesë të energjisë elektrike.
Të njëjtit po frikësohen se gjendja e tillë e shtyllave po ua rrezikon edhe jetën.
Banorët thonë se këto shtylla elektrike janë vendosur dekada më parë.
Madje telat e njërës prej shtyllave, po kalojnë përmes kulmit të Lush Ahmetit.
E për disa metra me radhë në këtë lagje, janë të vendosura shtylla elektrike, të cilat duken se nuk janë aq stabile.
Për t’u siguruar se do tëndermirën masa, këta banorë thonë se kanë parashtruan kërkesa në vazhdimësi.
Por një kërkesë e tillë nuk ka arritur në adresën e KEDS-it.
Megjithatë sipas tyre, rrjeti i shpërndarjes është në gjendje të rëndë, prandaj është e pamundshme që të investohet në te gjitha lokalitetet njëkohësisht.
Nga KEDS u tha se do ta vizitojnë edhe fshatin Ramun dhe do të eliminohet çdo rrezik eventual.








