Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Baraliu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka për obligim të shkojë nesër tek presidenti i vendit për të marrë mandatin.
Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë 48 orë Kurtit prej takimit të djeshëm që të shkojë të marrë mandatin.
“Kurti nuk e ka për obligim që nesër të shkojë tek Thaçi”, ka thënënjhësi i aktit më të lartë juridik.
“Ndodhemi në një situatë që mund të dërgojë në një ngërç politik. Kjo pritje mund të zgjasë pakufi”, shtoi ai.
Në kohën kur Kurti merr mandatin tek presidenti ka 14 ditë kohë që të dalë para Kuvendit me qeverinë e tij. Aty i duhet një shumicë e thjeshtë që të i votohet ekzekutivi. /Express/








