Mediat spanjolle raportojnë se klubi katalanas po shqyrton një ndryshim në fazën sulmuese gjatë verës
Sipas ”ESPN”, Barcelona do të shqyrtojë ofertat për Torres e pastaj ardhjen e dy sulmuesve të rinj.
26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 dhe klubi nuk dëshiron ta humb me parametra zero dhe do të preferonte shitjen e tij.
Ndërkohë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco po punon në kërkim të një numri 9 të ri titullar.
Një nga objektivat është sulmuesi i Atletiko Madridit, Julian Alvarez, derisa opsioni tjetër është blerja përfundimtare e Marcus Rashford.
Barcelona ka një mundësi për shfytëzuar opsionin e blerjes së sulmuesit anglez nga Manchester United për rreth 30 milionë euro, por shpresojnë ose ta ulin këtë shumë ose ta zgjasin huazimin për një sezon tjetër.








