Kriza e lëndimeve të Barcelonës vazhdon t’i ndëshkojë ata, me lajmin se edhe një tjetër sulmues është përjashtuar nga ndeshja në shtëpi kundër Gironas.
Hansi Flick do të ketë në dispozicion vetëm të riun Roony Bardghji dhe Marcus Rashford për të gjithë 90 minutat në “Montjuic”.
Trajneri gjerman humbi Robert Lewandowskin për një muaj më herët këtë javë dhe shpjegoi se, ndonëse Fermin Lopez dhe Lamine Yamal janë rikthyer nga lëndimet, ata nuk janë ende gati për të luajtur gjatë gjithë ndeshjes.
Kjo e zbut disi listën e gjatë të mungesave që përfshin gjithashtu Gavi, Raphinhan dhe Dani Olmon.
Megjithëse trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, tha se Ferran Torres nuk kishte lëndim para se të kthehej nga detyra me Kombëtaren, ish-lojtari i Valencias nuk ka stërvitur as të enjten e as të premten.
Barcelona ka njoftuar se Torres do të mungojë kundër Gironës për shkak të një tërheqjeje muskulore, por pritet të rikthehet në kohë për “El Clásico”-n e javës së ardhshme.
Në anën tjetër, edhe Girona po përballet me një krizë lëndimesh, pasi mbrojtësi Alejandro Frances është përjashtuar për gjashtë javë, siç ka konfirmuar “Marca”.
Ai i bashkohet edhe gjashtë lojtarëve të tjerë të padisponueshëm për këtë ndeshje: Azzedine Ounahi, Donny van de Beek, Thomas Lemar, David Lopez dhe Juan Carlos janë të gjithë të lënduar.
Mesfushori Ivan Martin është i pezulluar për shkak të një kartoni të kuq të marrë në fitoren ndaj Valencias para ndërprerjes. Lajmi i mirë për trajnerin Michel Sanchez është rikthimi i anësorit Joel Roca, pas pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës U20.
Problemet me mungesat te Barcelona mund t’i japin një tjetër shans të riut Dro Fernandez, i cili bëri debutimin e tij tre ndeshje më parë kundër Real Sociedad.
Dro pati vështirësi për të bërë diferencën dhe u zëvendësua në pjesën e parë, por Flick ka treguar shumë besim te 17-vjeçari që nga turneu parasezonal në Azi këtë verë./GazetaExpress/








