Dembele përfundimisht do t’i thotë latmumirë Barcelonës
Barcelona ka humbur durimin me Ousmane Dembele dhe është duke hartuar planin e duhur për ta larguar gjatë verës nga “Camp Nou”.
Që prej transferimit nga Borussia Dortmund në vitin 2017 për 140 milionë euro, 22-vjecari nuk ka luajtur as një të tretën e ndeshjeve, për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Klubi nuk dëshiron më të shpresojë në francezin dhe gjatë verës do të tentojnë për opsionin më të mirë që të përfitojnë nga ai, nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes seriozisht në operacion për Neymar Junior.
Barça po mendon ta shesë edhe Samuel Umtitin, sipas Sport, edhe ai mund të përfshihet në operacion për Neymarin, pasi braziliani është dëshira e madhe e të gjithëve, edhe e Lionel Messit, dhe e duan sërish në Camp Nou.
Për Umtitin, raportohet se interesim ka shprehur edhe Manchester United. /Gazeta Express/








