KB Golden Eagle Ylli ka prezantuar edhe një tjetër basketbollist të huaj.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar këtë të diel për arritjen e marrëveshjes me Bashir Ahmedin, shkruan Gazeta Express.
Klubi nga Suhareka nuk ka dhënë informata rreth lojtarit, por në njoftim u theksua se ai do të jetë me klubin drejt synimeve për mbrojtjen e titujve.
Njoftimi i plotë nga klubi i Yllit:
"Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me lojtarin Bashir Ahmed i cili do të jetë me ne drejt synimeve tona për mbrojtjen e titujve". /Gazeta Express/








