Ekipi i Kosovës në xhudo po stërvitet në OTC Tata Hungari.
Atje gjendet edhe legjenda e këtij sporti, Majlinda Kelmendi, e cila u takua me kampionen ukrainase, Daria Bilodid, shkruan Gazeta Express.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka e publikoi foton e Kelmendit me Bilodid, pas një lufte që bënë të dyja në stërvitje.
"Xhudistja Ukrainase një superyll i sportit tonë tashmë refugjate si shkak i luftës në vendin e saj!Së shpejti do ti kemi Bilodid dhe xhudistë tjerë në Kosovë", shkroi Kuka.
Kujtojmë se miliona njerëz janë larguar nga Ukraina qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të muajit shkurt. /Gazeta Express/








