Maqedonasi Aleksandar Joncevski është trajner i ri i klubit të basketbollit Bashkimi.
Prizrenasit e zyrtarizuan sot trajnerin e ri, i cili do të nisë qysh këtë javë punën me ekipin Portokalli.
Ai ka drejtuar kryesisht ekipe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa së fundmi ishte edhe selektor i kësaj Kombëtareje.
Joncevski do t’i drejtojë prizrenasit në ndeshjen e fundjavës kundër Trepçës.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit të Superligës së basketbollit në rrjetet sociale. /Gazeta Express/








