KB Bashkimi ka bërë një “goditje të madhe” duke nënshkruar me Bradley Waldow.
“ZYRTARE: Kryesia e klubit tonë ka arritur marrëveshje me lojtarin e mirënjohur Bradley Waldow. Së bashku, po ndërtojmë rrugën drejt suksesit!”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Ai është i njohur për basketbollin tonë, pasi sezonin e kaluar pati paraqitje fantastike me Pejën, shkruan Gazeta Express.
Qendra e gjatë 208 centimetra ishte ndër basketbollistët më meritorë në shpalljen kampionë të pejanëve. Madje, pikët vendimtare në triumfin e pejanëve ishin shënuar nga ai.
31-vjeçari këtë sezon e nisi te skuadra izraelite, Elitzur Ironi Ashkelon, por që pas situatës së krijuar në Izrael dhe ndërprerjes së aktiviteteve sportive, ai u largua.
/Gazeta Express/








