Basketbollistët e Crvena Zvezdës kanë refuzuar të mbajnë parullën ku shkruhej “Stop War” (Ndal Luftën), për të treguar mbështetje për Ukrainën, e cila po përballet me agresionin rus.
Kjo ndodhi gjatë një ndeshje në Euroligë ndaj skuadrës së Zalgirisit, shkruan Gazeta Express.
Basketbollistët e skuadrës nga Lituania dhe gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje, nuk hezituan ta mbanin në duar këtë parullë.
Basketbollistët e skuadrës serbe u përballen me fishkëllima nga tifozët e pranishëm, pasi veprimit të tyre. /Gazeta Express/
Serbian players were not holding the 'Stop The War' banner during Zalgiris v Crvena Zvezda.
Kaunas crowd reacted with a loud booing ? pic.twitter.com/bRmV4rDhX1
— BasketNews.com (@BasketNews_com) April 3, 2022








