Ylli i basketbollit të femrave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, WNBA, Brittney Griner po vazhdon të jetë e arrestuar në Rusi, një vend me ligje të ashpra kundër komunitetit LGBTQ +.
Ajo u ndal në aeroportin Sheremetyevo në Moskë dhe akuzohet për kontrabandë droge dhe për gjoja mbajtjen e një stilolapsi me vaj hashashi, njofton mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.
Basketbollistja e ekipit Mercury Phoenix po mbahet në arrest në Rusi, ndërsa gruaja e saj, Cherelle Griner i ka bërë dy postime emocionuese në rrjetet sociale për periudhën e rëndë që po e përjeton.
Ajo thotë se i mungon shumë basketbollistja amerikane, për të cilën shpreson që do të lirohet sa më shpejt dhe të rikthehet në SHBA. /Gazeta Express/








