Bay T në ‘Prime’ mbrëmë doli si banorja më pak e preferuar e publikut bashkë me Dreshnushën – teksa të dyja ju bashkuan katër banorëve të tjerë në nominim.
Këngëtarja në një diskutim me Dianën dhe Anën është shprehur e frikësuar për eliminim pasi sipas saj nominimi është i fortë.
“Xuxi veç sa ka hy dhe nuk besojë kurrë në jetë se del, Rezi bën ekstremisht shou edhe hajgare me të gjithë – nuk ka shance me dalë, Mevlani edhe ai mund të dalë por prapë ka qenë aktiv”, u shpreh Bay T.
Teksa Ana dhe Diana i dhanë forcë se janë të bindura se këngëtarja nuk do të lë shtëpinë të premten.








