Bayern Munichu është në kërkim të trajnerit afatgjatë pasi e shkarkoi kroatin Niko Kovac
Thomas Tuchel është njeriu të cilin Bayern Munichu e do për trajner për sezonin e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10Sport”, përcjell Gazeta Express.
Hansi Flick është emëruar trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Niko Kovacit.
E tash, kampioni gjerman po e kërkon trajnerin afatgjatë, të cilin do ta emërojë në fund të sezonit.
Mirëpo, fillimisht Tuchel duhet të largohet nga Paris Saint-Germaini, klub të cilin është duke e udhëhequr aktualisht. /Gazeta Express/








