Bayern Munich e ka shkatërruar Hoffenheimin në një ndeshje ku u shkrua historia pas veprimit që morën dyja klubet pas fryrjeve të tifozëve.
Ndonëse Bayerni po fitonte bindshëm ndaj Hoffenhaimit me rezultat 0-6, tifozët bavarezë menduan të prishin pasditen, duke shpalosur një banderolë fyese për bosin e ekipit vendas, miliarderin Dietmar Hopp.
Ka mjaftuar një banderolë e tillë që gjyqtari të ndërpresë ndeshjen dy herë për pak minuta, ndërsa herën e tretë, teksa shënohej minuta e 74-t, i ftoi futbollistët të hynë në dhomat e zhveshjes, deri në qetësimin e situatës.
Pas rreth 10 minutave ndërprerje skuadrat dolën sërish në fushë për të luajtur minutat e mbetura, ndërsa deri në vërshëllimën finale të takimit, rreth 13 minuta nuk pati asgjë, pasi të gjithë u solidarizuan me numrin një të Hoffenhaim dhe lojtarët nuk luanin, por bisedonin mes vete në fushë, teksa minutat kalonin.
Natyrisht kjo është diça historike pasi për 13 minuta, s'pati as faulle, as kornere, as raste as asgjë.
Volvieron a la cancha, pero los jugadores de Hoffenheim y Bayern Múnich decidieron protestar con los hinchas visitantes sin jugar los últimos minutos.
Así están ?pic.twitter.com/HUcwxq06yk
Golat për fitoren e Bayernit i shënuan Gnabry, Kimich, Zirkee, Goretzka dhe brazilianin Coutinho dy herë, duke marrë një sukses që i mban në krye të renditjes në Bundesligën gjermane. /Gazeta Express/








