Tjetër fitore për Bayernin në Bundesliga.
Skuadra e Hans-Dieter Flick arriti të marrë pikët e plota në “Allianz Arena” duke e mposhtur me rezultat 2-0 Augsburgun.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht sulmuesi, Thomas Muller, në minutën e 53’, zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0.
Kurse krejt në fund, në minutën e 90’, Leon Goretzka realizoi për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë fitore, Bayern është shkëputur në katër pikë nga ndjekësi më i afërt për titull, Borussia Dortmund.
Bayerni aktualisht ka 55 pikë, Dortmundi 51, Gazeta Express.
Ndeshja ishte e veçantë për vendasit pasi po festojnë 120 vjetorin e themelimit dhe për këtë edhe luajtën me fanella tjera. /Gazeta Express/












