Këngëtarja Beatrix Ramosaj është shfaqur në një video në rrjetet sociale, e përlotur, teksa ka folur për bullizmin që i është bërë asaj në internet
Këngëtarja fillimisht ka treguar se është pjesë e showbizit shqiptar që nga mosha 15 vjeçare. Ajo ka thënë se pavarësisht se ka qenë kështu “daljet e saj publike kanë qenë të limituara” dhe “së asnjëherë nuk ka pasur skandale”.
“Tre muajt e fundit, mbase më shumë, është abuzuar pa fund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime. Kisha vendosur të heshti dhe mendoja si do ta përballoja tërë këtë presion por e shoh që thjesht nuk po mbaron për mua”, thotë në këtë video Beatrix.
Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë vazhdimisht objekt debati nëpër rrjetet sociale, ku shpesh është bullizuar me fjalët e saj gjatë qëndrimit në Big Brother Albania VIP 1. Po ashtu, fansat e Borës vazhdimisht e kanë akuzuar Beatrix se ka shkatërruar lidhjen në mes të Donaldit dhe Borës.
“Nuk do të doja as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetari dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë”, ka thënë tutje Beatrix në këtë video, shkruan GazetaExpress.
Beatix ka thënë se ajo dëshiron që të jetë një shembull i mirë për gratë dhe vajzat e reja, që ato t’i dalin zot vetës dhe të mos e “pranojnë dhunën, përfshirë edhe atë online”.
Ajo ka thënë se tash e tutje çdo media dhe portal apo individ që synon t’ia prish asaj imazhin do të përballet me ‘pasoja ligjore’.
Beatrix , në përshkrimin e kësaj video ka folur për bullizimin që po i bëhet asaj nëpër rrjetet sociale.
“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Beatrix lansoi këngën e saj “Ma shumë se ti”, këngë që është shndërruar në hit prej që është lansuar më 12 prill, pra gjatë këtij muaji.
Këngëtarja ishte për afër tre muaj në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 1, ku kishte krijuar një lidhje me Donaldin me të cilin është ndarë pasi të dy dolën nga shtëpia. /GazetaExpress/










