Në Monza, në Cmimin e Madh të Italisë fitoi ai që askush se priste.
Një garë e çmendur mbi pistën italiane që u fitua nga Pierre Gasly i skuadrës Alpha Tauri, ish Toro Rosso.
Triumfi i parë në karrierë për 24-vjeçarin francez, teksa nuk mungojnë edhe emrat e tjerë surprizues në pod.
Në vend të dytë u rendit Carlos Sainz i McLaren, teksa i treti e mbylli kanadezi Lance Stroll i Racing Point.
Two of F1's young stars, charging to the chequered flag in pursuit of that first win ??
What a grandstand finish these two put on!#ItalianGP ?? #F1 pic.twitter.com/UZB4F34h09
Vetëm pozicioni i shtatë për Lewis Hamilton (u penalizua nga komisarët), kampionin në fuqi të këtij sporti. Tifozët prisnin shumë nga Ferrari, por pilotët e skuaderisë së famshme italiane dhuruan një tjetër garë për t’u harruar.
Carles Leclerc u përfshi në një përplasje të frikshme dhe për fat të mirë nuk u dëmtua, teksa jashtë pistës përfundoi edhe Sebastian Vettel, gjermani i “kokëkuqes”.
How our drivers crossed the line in an unforgettable race at Monza!#ItalianGP ?? #F1 pic.twitter.com/NX8Vu3hImu
“Sinqerisht, është e pabesueshme. Nuk jam i sigurt nëse po arrij ta kuptoj atë që ka ndodhur, ishte realisht një garë e çmendur“, u shpreh fituesi Gasly.
Yes... that just happened, @PierreGASLY!#ItalianGP ?? #F1 pic.twitter.com/iEYQ2XvATI








