Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja.
Në emisionin e sotëm, Granit Begolli pati fjalët më të mira për gjeneratën e re të Gjermanisë.
“Gjermania e sivjetme është më kualitative se Gjermanitë tjera, që edhe fitonin tituj kampioni. Kjo Gjermani është një miks i lojtarëve, dhe ka super individ, që në krahasim me të kaluarën, janë të jashtëzakonshëm”, tha ai.
Ai vazhdoi tutje duke thënë se kjo Gjermani do të jetë një kundërshtar i fortë për të tjerët në vazhdim të kampionatit./GazetaExpress/








