Analisti i emisionit “Favorit” në T7, Granit Begolli foli për ndeshjen e madhe mes Spanjës dhe Gjermanisë.
“Toni Kroos e Gundogan janë të përsosur teknikisht, sidomos Kroosi do të jetë element kyç për Gjermaninë, pasi e njeh shumë mirë futbollin spanjoll”, tha ai.
Ai foli edhe për lojën e Spanjës.
“Loja e kombëtares së Spanjës të dërrmon si psiqikisht, ashtu edhe fizikisht, gjermanët duhet të jenë të kujdesshëm, të i shfrytëzojnë rastet”, përfundoi ai.








