Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Granit Begolli nuk pajtohet me mendimet e shumë analistëve, të cilët thonë se Anglia do të bënte më mirë edhe pa trajner.
“Pa trajner nuk mundësh me lujtë, nuk e përkrahi këtë mendim. Në futboll më mirë është një udhëheqës i keq, sesa mos me pasë hiq. Roli i stafit të trajnerëve është shumë i madh, por nuk vërehet nga syri i tifozit”, tha ai.








