Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.
Trajneri Granit Begolli po ashtu komentoi ndeshjen e parë gjysmëfinale, atë mes Spanjës dhe Francës.
Ai e cilësoi si frikacak trajnerin e Francës, i cili s’ndryshoi asgjë në fushë e lojës.
“Deschamps u tregua frikacak, s’ndryshoi skemën e lojës, madje në minutat e fundit të ndeshjes, topin më shumë e mbante Spanja sesa Franca.”
Ai shtoi më tutje duke thënë se Spanja me plotë meritë ka shkuar tutje.
“Spanja e ka merituar plotësisht, duke u bazuar në rrugëtimin dhe performancat deri në finale”, përfundoi ai.








