Behgjet Pacolli ka vendosur ta mbështesë përmes fondit të tij tenisten e talentuar nga Mitrovica, Altea Hajrizin.
Altea Hajrizi, vajza 14-vjeçare nga Mitrovica, shquhet si një talente e rrallë në sportin e tenisit.
"Altea ka potencial të jashtëzakonshëm për sportin e bukur të tenisit, ndërkohë që angazhimi dhe përkushtimi i saj janë maksimal. Falë punës që bën dhe moshës së saj të re, shpresat janë të mëdha që me Altenë të kemi një përfaqësues të denjë në skenën ndërkombëtare. Fondacioni "Behgjet Pacolli" vendosi të mbështes këtë vajzë dhe sportiste të talentuar, e cila reflekton shumë optimizëm. Altea tani është pjesë e një prej akademive më të mira të tenisit në botë, Akademisë Zvicerane të Tenisit në Bazel, nga ku dulën shumë tenisistë të mirë të botës. I uroj Alteas fat dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj", shkroi Pacolli në faqen e tij në Facebook.

Kosova nuk ka pasur asnjëherë tenistë që e kanë përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare, kurse Altea Hajrizi mund ta thyejë këtë tabu. /Gazeta Express/








