Ka një orë që në Kuvend të Kosovës, larg syrit të mediave, ka nisur takimi në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, merr vesh Gazeta Express
Të dy këta janë duke tentuar të merren vesh për koalicionin, pas një jave barrikadim të negociatave pas mospajtimit për pozitën e presidentin.
Takimi Kurti - Mustafa vjen një ditë pas presionit ndërkombëtar për krijim të koalicionit, e thirrjeve që sa më shpejt të arrihet marrëveshje për formim të institucioneve.
Sipas burimeve të Express-it takimi është duke u mbajtur në Kuvend, derisa, ka një orë që ka filluar.
Se mund të takohet sot me Mustafën e ka konfirmuar sot gjatë ditës edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. /Express/








