Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka përfunduar garimin në Kupën Evropiane.
Besa e Pejës u ndal në raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Të shtunën në Stamboll, Besa u mposht nga gjiganti turk, Besiktas, me rezultatin 40:28. Skuadra turke kishte fituar edhe në Pejë dhe avancon tutje.
Arbios Mushkolaj shënoi 9 gola për Besa Famgasin. 5 i kishte Igor Chiseliov, ndërsa nga 4 i shënuan Jon Vokshi e Antonijo Vozila.
10 pritje i kishte Mursel Mehmeti. /Gazeta Express/








