Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në emisionin Pressing të T7, ka mohuar se kreu i partisë së tij, Albin Kurti, e ka takuar presidentin Hashim Thaçi.
Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiut, ka deklaruar se Kurti ka pasur dy takime të gjata me Thaçin. Këtë e mohon numri dy i VV’së, Besnik Bislimi.
“Këto janë pseudoinformata që rrjedhin nga një pseudogazetar”, ka thënë nënkryetari i VV’së, transmeton Gazeta Express.
Se ka pasur takim Kurti-Thaçi, kishte deklaruar edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj. Edhe këtë deklaratë, Bislimi i quan të pavërtetë.
Gazetari Berat Buzhala ka përmendur spekulimet që thonë se Kurti e Thaçi janë takuar me ndërmjetësim të dikujt tjetër diku në lagjen Bregu i Diellit.
“Kanë qenë në ambiente të njëjtë, por nuk kanë folur me njëri-tjetrin. Kurrë nuk ka pasur takim ku kta kanë qenë vetëm dhe kane biseduar”, ka thënë Bislimi. /Express/








