Është mbyllur 1-1 pjesa e parë mes Betisit dhe Realit.
Në “Benito Villamarín”, Real Betisi dhe Real Madridi janë duke dhuruar spektakël, me raste dhe gola.
Të parët në epërsi kaluan vendasit. Sidnei realizoi në minutën 40’ pas një pakujdesia në mbrojtjen e Realit.
Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Karim Benzema e konvertoi në gol një penallti të fituar nga Marcelo, për rezultatin 1-1, raporton Gazeta Express.









