Një përleshje mes tifozëve ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.
Fillimisht në rrjete sociale u raportua se tifozët anglezë ishin përleshur me ata serbë, shkruan Gazeta Express.
Por, më vonë, Sky Sports doli me një video, duke thënë se autoritetet gjermane u kanë thënë atyre se tifozët shqiptarë janë përleshur me ata serb dhe se nuk ka pasur përfshirje të tifozëve anglezë.
Sipas tyre, huliganët anglezë kanë sulmuar tifozët serbë të cilët ishin ulur të qetë në restorant.
BILD thotë se ka tifozë të arrestuar, teksa policia e ka vënë situatën nën kontroll.
Anglia do të përballet me Serbinë sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian. /Gazeta Express/








